Institucioni

Institucioni > Lajme >

Drejtoria Rajonale Tatimore Elbasan vizita informuese në terren me biznesin e vogël

Administrata Tatimore vazhdon të informojë tatimpaguesit e biznesit të vogël, që janë përfshirë për herë të parë në skemën e TVSH-së. Në kuadër të kësaj fushate, Drejtori i Drejtorisë Rajonale Tatimore Elbasan z. Bedri Bejtja, tha se nga fillimi i muajit mars e deri tani mbi 66% e bizneseve të vogla të identifikuar janë informuar në terren me takime "ballë për ballë" nga punonjësit e Shërbimit të Tatimpaguesve. Në rajonin e Elbasanit janë 571 subjekte që i përkasin kësaj kategorie.

Z.Bejtja siguroi se të gjithë do të kenë në çdo kohë mbështetjen e Adminstratës Tatimore për hartimin dhe dorëzimin e librave të shitjes dhe të blerjes, por edhe kryerjen e deklaratës së TVSH-së e cila do të jetë tejet e thjeshtë.

Gjithashtu, drejtori i Drejtorisë Rajonale Tatimore Elbasan e ftoi biznesin e vogël të këtij rajoni t’i drejtohet Këndit të Asistencës pranë Shërbimit të Tatimpaguesve, për të marrë të gjithë informacionin e nevojshëm, si dhe të bëhen pjesë e trajnimeve që do të zhvillohen deri në fund të muajit qershor.