Institucioni

Institucioni > Lajme >

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve miratoi Planin e Turizmit 2018  

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, zhvilloi në datë 4 maj, mbledhjen e 15-të të Komitetit të Përmbushjes për miratimin e planit të sezonit turistik për vitin 2018, analizën e pasqyrave financiare të vitit 2017, si dhe masat që do merren për kontrollin e tatimpaguesve.

Plani i masave për këtë sezon turistik do të ketë disa objektiva kryesorë, ndër të cilët:  ndërgjegjësimin e subjekteve që operojnë në këtë sektor në lidhje me detyrimet tatimore,

Ofrimin e asistencës së duhur për çdo kërkesë të tyre; ndërgjegjësimin e publikut për të tërhequr në çdo kohë kuponin tatimor, uljen e evazionit fiskal, rritjen e të ardhurave, si krijimin e vendeve të reja të punës.

Ky plan do të shtrihet në të gjitha zonat e rëndësishme që ofrojnë shërbime turistike në vend, deri në muajin shtator.

Veç të tjerash plani i masave parashikon informimin dhe sensibilizimin e të gjithë tatimpaguesve dhe individëve, për respektimin e legjislacionit tatimor, përmes komunikimit të vazhdueshëm.