Institucioni

Institucioni > Lajme >

Drejtoria Rajonale Tatimore Korçë vijon takimet informuese me bizneset e vogla

Drejtoria Rajonale Tatimore Korçë po vijon informimin e biznesit të vogël që është përfshirë për herë të parë në skemën e TVSH-së.

Drejtori i DRT-së Korçë Juxhin Saro tha se në këtë rajon numri i këtyre bizneseve të vogla llogaritet në 520.  Që nga muaji mars e deri tani të gjitha këto subjekte janë asistuar përmes të gjitha formave të komunimkimit nga specialitët e Shërbimit të Tatimpaguesve, ndërsa vazhdojnë trajnimet e dedikuara, si dhe informimi në Këndin e Asistencës.

Administrata Tatimore i siguroi subjektet e biznesit të vogël se do të jenë gjithmonë të gatshëm t’i asistojnë në çdo hap për të përmbushur me korrektësi detyrimet e reja ligjore. Z. Saro i ftoi subjektet që bëhen pjesë e trajnimeve të dedikuara për të marrë të gjithë informacionin e nevojshëm dhe për të qartësuar çdo problem që mund t’ju lindë nw vazhdimësi.