Institucioni

Institucioni > Lajme >

Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve znj. Vasilika Vjero inspektoi Këndin e Asistencës pranë Shërbimit të Tatimpaguesve në Lezhë

Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve znj. Vasilika Vjero inspektoi Këndin e Asistencës pranë Shërbimit të Tatimpaguesve në Lezhë, në kuadër të fushatës informuese për biznesin e vogël, që është përfshirë në skemën e TVSH-së.

Përmes këtyre vizitave, nënvizoi znj. Vjero, që po realizohen në të gjitha rajonet,  synohet të njihen nga afër shqetësimet, që mund të ketë biznesi i vogël, por shërbejnë edhe për të parë sesi Administrata Tatimore po e realizon këtë proces.

Në mënyrë të veçantë, znj.Vjero, tërhoqi vëmendjen për kujdesin që duhet të kenë në këto momente tatimpaguesit e vegjël për të hartuar inventarin e mallrave stok në datë 31 mars 2018, të blerë me faturë tatimore me TVSH-të specifikuar në vlerë dhe sasi.  Dorëzimi i inventarit bëhet manualisht në drejtorinë përkatëse tatimore, ku subjekti është regjistruar, si dhe duhet të ngarkohet në e-Filing, brenda datës 30 Prill 2018.

Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve gjithashtu deklaroi se është duke u punuar për një deklaratë të thjeshtuar, që do të ketë vetëm disa fusha të limituara, shumë të thjeshta që do të plotësohet nga kategoria e tatimpaguesve të vegjël.

Në rajonin e Lezhës, numri i tatimpaguesve që janë përfshirë për herë të parë në skemën e TVSH-së llogaritet në 222.