Institucioni

Institucioni > Lajme >

Drejtoria Rajonale Tatimore e Gjirokastrës vijon me trajnimin e biznesit të vogël të përfshirë në TVSH

Drejtoria Rajonale Tatimore e Gjirokastrës zhvilloi sesionin e rradhës të trajnimit për biznesin e vogël të përfshirë për herë të parë në skemën e TVSH-së. I pranishëm ishte edhe drejtori i DRT Gjirokastër z.Ilir Meta.

Gjatë trajnimit u trajtuan çështje të ndryshme, ku Administrata Tatimore i njohu përfaqësuesit e biznesit të vogël me ndryshimet ligjore. Tatimpaguesit u konsultuan dhe u informuan në lidhje me të gjitha hapat që do të duhen të ndërmerren.

Gjatë fjalës së tij, z.Meta garantoi se Këndi i Asistencës dhe Qendra e Thirrjeve do të jenë gjithmonë në dispozicion të kësaj kategorie në përmbushjen e këtij detyrimi, qoftë në dhënien e asistencës ligjore apo dhe atë teknike për mënyren e deklarimit në sistem.

Sa i përket vizitave në terren, z. Meta tha se administrata do të shkojë në çdo derë biznesi i cili ka kaluar pragun e 2.000.000 lekëve dhe që ka ardhur nga vetëdeklarimi i tyre i deklarates vjetore të Tatimit të Thjeshtuar mbi Fitimin. Në DRT Gjirokastër rreth 85% e biznesit është vizituar në mjedisin ku zhvillon aktivitet.  Adminstrata Tatimore u bën thirrje tatimpaguesve që të marrin pjesë në këto trajnime.