Institucioni

Institucioni > Lajme >

Drejtoria Rajonale Tatimore Dibër, zhvilloi takime me bizneset e vogla, në kuadër të fushatës së informimit

Drejtoria Rajonale Tatimore Dibër po vijon informimin e biznesit të vogël, që është përfshirë për herë të parë në skemën e TVSH-së. Drejtori i DRT-së Dibër z.Alfir Cima, i shoqëruar edhe nga punonjësit e Shërbimit të Tatimpaguesve tha se në këtë rajon janë 180 subjekte.

Bizneset e vogla po asistohen në terren nga specialistët e Shërbimit të Tatimpaguesve, ndërsa vazhdojnë trajnimet e dedikuara, si dhe informimi në Këndin e Asistencës. Drejtori i DRT-së Dibër z.Cima i siguroi subjektet e biznesit të vogël se do të jenë gjithmonë të gatshëm t’i asistojnë në çdo hap për të përmbushur me korrektësi detyrimet e reja ligjore. Ai i ftoi subjektet që bëhen pjesë e trajnimeve të dedikuara për të marrë të gjithë informacionin e nevojshëm dhe për të qartësuar çdo problem që mund t’ju lindë.