Institucioni

Institucioni > Lajme >

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Prokuroria e Tiranës, trajnim të përbashkët mbi evazionin fiskal  

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në bashkëpunim me Qendrën e Trajnimit të Administratës Tatimore dhe Doganore (QTATD), si dhe Prokurorinë e Rrethit Tiranë zhvilloi një trajnim të përbashkët me temë : "Evazioni fiskal dhe veprat e tjera penale në fushën e tatimeve".

Në të morën pjesë punonjës të Sektorit të Hetimit Tatimor në DPT dhe në Drejtoritë e Hetimit Tatimor të Rajonit Qendror, Verior dhe Jugor.

Në trajnim referuan lektoret, znj. Antoneta Sevdari, Prokurore në Prokurorinë e Rrethit Tiranë, si dhe znj. Vilma Rakipi, Drejtore e QTATD-së.  Ky trajnim u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional.