Drejtoria Rajonale Tatimore e Berat po vijon informimin e biznesit të vogël që është përfshirë për herë të parë në skemën e TVSH-së. Gjatë një prononcimi për median lokale, drejtori i DRT-së Berat z.Stavri Ceca, tha se në këtë rajon numri i këtyre bizneseve të vogla llogaritet në 451. Nga këta janë asistuar deri tani në terren nga specialitët e Shërbimit të Tatimpaguesve mbi 311 subjekte, ndërsa vazhdojnë trajnimet e dedikuara, si dhe informimi në Këndin e Asistencës. Administrata Tatimore i siguroi subjektet e biznesit të vogël se do të jenë gjithmonë të gatshëm t’i asistojnë në çdo hap për të përmbushur me korrektësi detyrimet e reja ligjore. Z. Ceca i ftoi subjektet që bëhen pjesë e trajnimeve të dedikuara për të marrë të gjithë informacionin e nevojshëm dhe për të qartësuar çdo problem që mund t’ju lindë.