Informimi i biznesit të vogël të përfshirë në regjimin e TVSH-së është një nga prioritetet e Administratës Tatimore. Gjatë vizitave në subjekte, Drejtori i Drejtorisë Rajonale Tatimore Lezhë z.Preng Lleshaj tha se janë 224 biznese të vogëla, që tashmë janë pjesë e kësaj skeme. Nga ana e tij z.Lleshaj i siguroi tatimpaguesit se do të kenë në çdo kohë mbështetjen e Administratës Tatimore në lidhje me ndryshimin e shkallës tatimore në pajisjen fiskale, inventarin e mallrave gjendje më datë 31.03.2018, hartimin dhe dorëzimin e librave të shitjes dhe të blerjes, kryerjen e deklaratës së TVSH-së etj..