Institucioni

Institucioni > Lajme >

Drejtoria Rajonale Tatimore Durrës vijon fushatën informuese të bizneseve të vogla

Administrata Tatimore vijon me informimin e tatimpaguesve që janë përfshirë për herë të parë në skemën e TVSH-së.

Drejtoresha e Drejtorisë Rajonale Tatimore Durrës znj.Valbona Sako e ftuar në emisionin “Debati i javës” në televizionion AdriaNet deklaroi se nuk do të ketë asnjë rritje të kostove për këtë kategori biznesi. Në rajonin e Durrësit ( ku përfshihet Kruja dhe Kavaja) numri total i biznese që janë përfshirë në këtë skemë llogaritet në 1,140. 

Gjatë bisedës në studio znj. Sako shpjegoi hapa që duhet të ndiqen tashmë nga ana e këtyre bizneseve për të përmbushur detyrimet ligjore. Sipas saj DRT Durrës është gjithmonë e gatshme të asistojë biznesin e vogël, për çdo paqartësi apo nevojë që mund të kenë.