Institucioni

Institucioni > Lajme >

Drejtoria Rajonale Tatimore në Gjirokastër zhvilloi takime informuese të bizneset e vogla

Drejtori i Drejtorisë Rajonale Tatimore Gjirokastër z.Ilir Meta i shoqëruar edhe nga punonjësit e Shërbimit ndaj Tatimpaguesve ka vijuar takimet informuese me biznesin e vogël që janë përfshirë për herë të parë në skemën e TVSH-së.

Në rajonin e Gjirokastrës numri i këtyre bizneseve llogaritet në 190.

Gjatë vizitave z. Meta u shpreh se të gjitha subjektet e biznesit të vogël do të asistohen në çdo hap për të përmbushur me korrektësi të gjitha detyrimet ligjore. Administra Tatimore i fton bizneset e vogla që të marrin pjesë në trajnimet e dedikuara për të marrë të gjithë informacionin e nevojshëm dhe për të qartësuar çdo problem që mund të kenë.