Administrata Tatimore vazhdon të informojë tatimpaguesit e biznesit të vogël, që janë përfshirë për herë të parë në skemën e TVSH-së. Në këtë kuadër, Drejtori i Drejtorisë Rajonale Tatimore Elbasan z. Bedri Bejtja tha se janë 560 subjekte, që tashmë bëjnë pjesë në këtë skemë.
Z.Bejtja siguroi se të gjithë këta tatimpagues do të kenë në çdo kohë mbështetjen e Adminstratës Tatimore në lidhje me ndryshimin e shkallës tatimore në pajisjen fiskale, inventarin e mallrave gjendje më datë 31.03.2018, hartimin dhe dorëzimin e librave të shitjes dhe të blerjes, kryerjen e deklaratës së TVSH-së etj..
Nga ana e tij z. Bejtja ftoi biznesin e vogël të këtij rajoni që t’i drejtohen Këndit të Asistencës pranë Shërbimit të Tatimpaguesve për të marrë të gjithë informacionin e nevojshëm, si dhe të bëhen pjesë e trajnimeve që do të zhvillohen deri në fund të muajit qershor.