Institucioni

Institucioni > Lajme >

Drejtorët e drejtorive rajonale tatimore, takime intensive me biznesin e vogël për informim

Në të gjithë vendin po vijojnë takimet intensive, si dhe tryezat e përbashkëta  të Administratës Tatimore me përfaqësues të biznesit të vogël, që është përfshirë për herë të parë në skemën e TVSH-së.

Në këtë kuadër Drejtoria Rajonale Tatimore Tiranë organizoi më datë  12 prill 2018 një takim  me 30 përfaqesues të biznesit të vogël.  Pjesëmarrësit u siguruan se do të kenë në çdo kohë mbështetjen e adminstratës tatimore në lidhje me ndryshimin e shkallës tatimore në pajisjen fiskale, inventarin e mallrave gjendje më datë 31.03.2018, hartimin dhe dorëzimine  librave të shitjes dhe të blerjes, kryerjen e deklaratës së TVSH-së etj.

Takime të tilla zhvilluan edhe Drejtorët e Drejtorive Rajonale në Shkodër, Korçë dhe Gjirokastër.

Ata i garantuan biznesit të vogël se do të asistohen për çdo paqartësi, shqetësim apo pengesë që mund të hasin në përmbushjen e hapave të nevojshëm ligjorë. Çdo punonjës tatimor do të informojë me korrektesë dhe saktësi në lidhje me detyrimet  që i lindin kësaj kategorie.

“Biznesi i vogël, theksuan drejtuesit e DRT-ve, duhet të mbajë në konsideratë faktin se nuk kemi të bëjmë me një taksë të re, por me vetëdeklarim dhe se TVSH-ja është pjesë e çmimit përfundimtar të çdo malli apo shërbimi të formalizuar”.

Administrata Tatimore, fton  biznesin e vogël që  të deklarojë në funksion të skanimit më të mirë të transaksioneve të biznesit të madh.