Institucioni

Institucioni > Lajme >

Biznesi i vogël në TVSH vazhdon të marrë pjesë në trajnimet e Administratës Tatimore

Janë 1,959 subjekte që kanë marrë pjesë në sesionet e trajnimeve, që po zhvillohen në rang vendi për të informuar biznesin e vogël të përfshirë në TVSH që nga data 1 prill 2018.

Që nga fillimi i muajit mars e deri tani janë vizituar në mjediset e tyre të ushtrimit të aktivitetit 2,764 biznese të vogla nga specialistët e Shërbimit ndaj Tatimpaguesve.

Këndet  Asistencës ofruan për të njëjtën periudhë informacion të detajuar dhe orientim për 2,367 subjekte.

Në total numri i subjekteve që është trajnuar, asituar dhe informuar  për procedurat e përfshirjes në skemën e TVSH-së është 7,090.  Kjo shifër përfaqëson rreth 70% të subjekteve në total që janë njoftuar nga Administrata Tatimore për përfshirjen në regjimin normal të TVSH-së.

Sesionet e trajnimeve janë parashikuar  të vazhdojnë deri në fund të muajit qershor. Ato janë konceptuar për t’ju ardhur në ndihmë të gjitha bizneseve të vogla, sipas shtrirjes së tyre gjeografike. Në total janë parashikuar  100 sesione.  

Administrata Tatimore vazhdon të shprehi gaditshmërinë për të oftruar të gjithë asistencën e nevojshme si në mjediset e veta, ashtu edhe në ato të biznesit për informuar në mënyrë të saktë dhe të drejtë të dedytimrve ligjore të tyre.