Institucioni

Institucioni > Lajme >

Në prill, tatimpaguesit mund të njihen me detyrimet e papaguara në kohë reale

Në muajin prill të gjithë tatimpaguesit do të kenë mundësi të njohin në kohë reale çdo detyrim të papaguar që mund të kenë.

Ky shërbim do të mund të merret vetëm duke telefonuar në numrin pa pagesë të Qendrës së Thirrjeve (0800 00 02). Orari i shërbimit është: E hënë- e Enjte ora 08:30 - 18:00.

Të gjithë tatimpaguesit e interesuar, të cilët do të telefonojnë për të njohur detyrimet e tyre të papaguara në kohë reale duhet patjetër të disponojnë këto informacione:

-Numrin Unik të Identifikimit (NUIS)

-Numrin personal të sigurimit shoqëror (SSHN)

-Statusin e regjistrimit të tatimpaguesit  (aktiv, pasiv, i çregjistruar etj )

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve mbetet e angazhuar maksimalisht për të lehtësuar procedurat tatimore, si dhe për të ofruar në çdo kohë dhe me sa më pak kosto, shërbime cilësore për çdo tatimpagues.