Institucioni

Institucioni > Lajme >

Lehtësi për tatimpaguesit, 13  pagesa të detyrimeve tatimore do të mund të kryhen online përmes portalit e-Albania

 

Brenda muajit mars, sipërmarrësit, por edhe individët do të mund të realizojnë online pagesat e 13 detyrimeve tatimore, përmes platformës e-Albania, në çdo kohë dhe pa asnjë kosto printimi.

Tatimpaguesit do të mund ta realizojnë këtë duke u loguar në portalin e-Albania me kredencialet e tyre dhe mund të kryejnë pagesë të pjesëshme ose të plotë, për këto taksa dhe tarifa:

 

  • Pagesa e TVSH-së së biznesit
  • Tatimi i fitimit të biznesit
  • Tatimi i lojrave të fatit të biznesit
  • Tatimi mbi të ardhurat personale
  • Renta minerare e subjektit
  • Tatimi i thjeshtuar mbi fitimin
  • Taksat Kombëtare
  • Tarifat Kombëtare
  • Tatimi i mbajtur në burim
  • Kontributet shoqërore dhe shëndetësore nga biznesi
  • Detyrimet globale
  • Tatimi mbi të ardhurat nga punësimi nga biznesi
  • Tatimi mbi të ardhurat personale të biznesit të vogël

 

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve mbetet e angazhuar maksimalisht në lehtësimin e procedurave për të ofruar në çdo kohë dhe me sa më pak kosto shërbim cilësor për çdo tatimpagues.