Institucioni

Institucioni > Lajme >

Kalendari i Trajnimeve për biznesin e vogël që do të përfshihet në skemën e TVSH-së

Duke nisur nga data 5 Mars, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, fton të gjithë bizneset e vogla, përfaqësuesit e tyre, si dhe personat e interesuar, të cilët  do të përfshihen për herë të parë në skemën e TVSH-së, të marrin pjesë në trajnimet e dedikuara të Drejtorive Rajonale Tatimore.

Në mbështetje të ligjit 92/2014, “Për TVSH-në në RSH”, i ndryshuar, neni 107/5, në VKM nr. 953 datë 29.12.2014, për dispozitat zbatuese të ligjit nr. 92/2014, “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Neni 1, kufiri minimal i regjistrimit për tatimin mbi vlerën e shtuar, i cili hyn në fuqi nga data 1 Prill 2018, është qarkullimi prej 2 000 000 (dy milionë) lekësh në një vit kalendarik.

Të gjithë bizneset që plotësojnë këtë kriter ligjor, përmes këtyre trajnimeve, do të mund të njihen hollësisht me procedurën që duhet të ndjekin në përmbushje të detyrimeve ligjore, konceptet e përgjithshme të TVSH-së, plotësimin dhe afatet e deklarimit të TVSH-së, librave të shitjes dhe blerjes, plotësimin dhe deklarimin e këtyre librave, plotësimi i një fature tatimore etj..

Kalendari i trajnimeve është konceptuar për t’ju ardhur në ndihmë të gjithë këtyre bizneseve sipas shtrirjes së tyre gjeografike. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve është e gatshme dhe ka të gjithë kapacitetet për të shtuar numrin e trajnimeve nëse kjo do të jetë e nevojshme.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, përmes një pune paraprake ka trajnuar dhe angazhuar ekspertët e saj më të mirë në të gjithë vendin, me synim ofrimin e asistencës dhe informimin sa më të gjerë të të gjithë sipërmarrësve, që do të përfshihen për herë të parë në skemën e TVSH-së.

Çdo subjekt i interesuar për të marrë pjesë në këto trajnime mund të kontaktojë paraprakisht punonjësin përkatës të administratës, përgjegjës për organizimin dhe mbarëvajtjen e trajnimit si dhe për të rezervuar pjesmarrjen.

Dokumenta ndihmëse