Institucioni

Institucioni > Lajme >

DPT Workshop me ekspertë të Microsoft Albania

Në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, u organizua më 21 Shkurt, një Workshop mes përfaqësuesve të DPT dhe ekspertëve të Microsoft Albania.  Në qendër të këtij takimi ishte njohja me sistemet operative që mundesojnë thjeshtimin e proceseve të analizës dhe raportimit të cilat lehtësojnë punën e përditshme të adminsitratës tatimore.

Microsoft Albania, prezantoi sistemin Datawarehouse me shembuj përdorimi si dhe platformën Power BI - Reporting & Data visualization. Disa nga avantazhet që këto platforma ofrojnë lidhen me automatizimin e një sërë procesesh, marrjen e informacioneve shtesë në kohë reale, analizën e të dhënave aktuale dhe parashikimet etj.

Sistemi i ri elektronik tatimor ka rritur performancën e punës, me procese të automatizuara si deklarimi elektronik, menaxhimi i çështjeve, shkëmbimi i të dhënave me institucionet e tjera e ndërkaq është në  përmirësim të vazhdueshëm teknologjik me qëllim uljen e kostove, thellimin e analizave dhe lehtësimin e proceseve për adminsitratën dhe tatimpaguesit.