Institucioni

Institucioni > Lajme >

Trajnohen strukturat e Hetimit Tatimor në QTATD

Përforcimi i njohurive të punonjësve të hetimit tatimor është në qendër të sesionit të trajnimeve që po zhvillohet në Qendrën e Trajnimeve të Administratës Tatimore dhe Doganore.

Njohja dhe zbatimi i masave administrative ndaj shkeljeve tatimore dhe metodat inteligjente të hetimit tatimor për veprat penale në fushën e tatim-taksave janë objekt kryesor i këtyre trajnimeve. Këto njohuri të thelluara ju vijnë në ndihmë punonjësve të strukturave të Hetimit Tatimor në zbatimin e njëtrajtshëm të legjislacionit si dhe rritjen e efikasitetit dhe zbulueshmërisë së veprave penale të lidhura me evazionin fiskal.