Institucioni

Institucioni > Lajme >

Takim me sipërmarrjen italiane, “Mbrojtja e Bizneseve Italiane në Shqipëri”

Me ftesë të Ambasadës Italiane në Tiranë, Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve z. Xhavit Çurri, mori pjesë më 7 Shkurt, në workshopin “Mbrojtja e Bizneseve Italiane në Shqipëri”. Ky takim kishte për qëllim promovimin e bashkëpunimit të sipërmarrjes italiane, kryesisht të sektorit të manifakturës, me institucionet shqiptare dhe forcimin e një përqasjeje të re në marrëdhëniet ndërmjet tyre.  

Duke e cilësuar sipërmarrjen italiane si aktor të rëndësishëm ekonomik në vend z. Çurri paraqiti shkurtimisht disa nga apektet të cilat u mbajtën në fokus gjatë vitit 2017 nga administrata tatimore. Ndër to, si zhvillime të rëndësishme pozitive z. Çurri, veçoi progresin në konsolidimin e sistemit informatik të tatimeve, rritjen e trajtimit të kërkesave dhe shkurtimin e kohës së rimbursimit të TVSH-së për bizneset, zbatimin e ligjit të fshirjes së detyrimeve të papaguara, ofrimin e asistencës nëpërmjet instrumentave inovative si Qendra e Thirrjeve apo asistenca në kohë reale përmes dritares së ndihmës në faqen zyrtare për tatimpaguesit. Një tjetër proces lehtësues për biznesin është dhe dixhitalizimi i 9 shërbimeve tatimore të cilat kanë shkurtuar kohën dhe kostot për biznesin.

Përfaqësues të sipërmarrjes italiane të sektorit të manifakturës adresuan disa probelmatika specifike për të cilat u dhanë sqarime rast pas rasti e ndërkaq u nënvizua nevoja për  bashkëpunim të mëtejshëm për gjetjen në kohë të zgjidhjeve të përbashkëta.