Institucioni

Institucioni > Lajme >

Drejtoresha e Përgjithshme vizitë pune në Drejtorinë Rajonale të Tatimeve Berat

Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Znj Vasilika Vjero, zhvilloi të Hënën, një takim pune në Drejtorinë Rajonale të Tatimeve, Berat. Gjatë këtij takimi, u njoh me ecurinë e veprimtarisë së administratës tatimore në këtë drejtori rajonale.

Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve znj Vjero, diskutoi me strukturat drejtuese mbi performancën e 12 mujorit të kësaj drejtorie. Veçanërisht u analizuan rezultatet lidhur me mbledhjen e detyrimeve të prapambetura si dhe procedurat e rimbursimit të TVSH-së. Mbi këto çështje dy drejtoret e DPT-së, Drejtorisë së Mbledhjes me Forcë dhe Drejtorisë së Rimbursimit, ndanë me drejtuesit e DRT Berat, strategjinë konkrete që do të ndiqet gjatë këtij viti. Në fokus do jetë maksimizimi i arkëtimit të detyrimeve të prapambetura dhe parandalimi i krijimit të detyrimeve të reja si dhe vijimi i thjeshtimit të procedurave dhe afateve për procesin e rimbursimit të TVSH-së.

Një aspekt i rëndësishëm, i cili u mbajt në vëmëndje gjatë këtij takimi ishte dhe forcimi i rolit të shërbimit ndaj tatimpaguesve për rritjen e cilësisë së shërbimeve të ofruara për qytetarët dhe sipermarrjen. Së shpejti, edhe në DRT Berat, do të çelet këndi i asistencës për Biznesin e Vogël që do të përfshihet për herë të parë në skemën e TVSH-së. Ky kënd i posaçëm do të shërbejë për t’i ndihmuar bizneset me plotësimin dhe deklarimin konkret të deklaratave tatimore në sistemin elektronik të tatimeve.