Në një prononcim për edicionin informativ të televizionit Vizion Plus, Drejtorja e Drejtorisë së Mbledhjes me Forcë në DPT, Znj.Borjana Shaka, informoi se mbledhja efektive e detyrimeve dhe ndikimi i ligjit të fshirjes reduktuan me 35% borxhin tatimor në fund të vitit 2017. Në fokus, edhe për vitin 2018, do të jetë rritja e nivelit të arkëtimeve si dhe përfshirja e tatimpaguesve në marrëveshjet për shlyerjen e detyrimeve me këste konform hapsirave të parashikuara në legjislacion.