Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, zhvilloi ditën e Mërkurë datë 24 Janar 2018, mbledhjen e “Komitetit Operacional” nr 8 për “Miratimin e Planit Operacional për periudhën Shkurt – Mars 2018”, të Drejtorisë së Hetimit Tatimor. Ky plan është hartuar në funksion të parandalimit, zbulimit dhe ndëshkimit të evazionit fiskal dhe paligjshmërisë në fushën e tatimeve. Zbatimi i tij do të shtrihet në të gjithë territorin e vendit duke u përqëndruar në verifikimet e subjekteve për:
- Kontrollin për dokumentimin me faturë tatimore të mallrave që përdoren, ruhen, transportohen në tatimpagues të ndryshëm;
- Marrjen e masave administrative dhe penale për goditjen e evazionit fiskal;
- Verifikim të subjekteve për lëshimin e kuponit tatimor në vlerën reale të produktit/shërbimit në raport me listën e afishuar të çmimeve;
- Regjistrimi i subjekteve tregtare në QKB dhe në organin tatimor;
- Instalimi, përdorimi i pajisjeve fiskale dhe lëshimin e kuponit tatimor;
- Verifikimin dhe deklarimin e punonjësve në organet tatimore;
- Të tjera verifikime që mund të dalin të nevojshme gjatë ushtrimit të kontrolleve