Institucioni

Institucioni > Lajme >

Si kryhet ndryshimi i të dhënave të kontaktit në e-filing

Të nderuar tatimpagues,

Për të lehtësuar komunikimin me administratën tatimore si dhe nisur nga ndryshimet në tregun e telefonisë së lëvizshme në vend, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, ju fton të përditësoni të dhënat tuaja të kontaktit. Përditësimi i tyre kryhet lehtësisht në llogarinë individuale të çdo tatimpaguesi në e-filing. Në rubrikën “efiling im” klikoni në “Profili im” ku do t’ju shfaqet "Informacioni i Përgjithshëm i Tatimpaguesit". Klikoni butonin “Ndrysho të dhënat e kontaktit” dhe pasi të keni vendosur të dhënat e reja klikoni butonin “Ruaj”. Ky është një proces i cili mund të kryhet sa herë që të dhënat tuaja të kontaktit ndryshojnë.