Të nderuar tatimpagues,
Ju kujtojmë se data 30 Dhjetor 2017 është dita e fundit e zbatimit të Ligjit nr. 33/2017 “Për pagesën dhe fshirjen/shuarjen e detyrimeve tatimore, detyrimeve të pagueshme në doganë, si dhe procedurën e heqjes nga qarkullimi të mjeteve të transportit pas fshirjes /shuarjes së detyrimeve tatimore”, për këtë qëllim administrata tatimore do të punojë me orar të plotë zyrtar në të gjithë territorin.
Administrata Tatimore ju fton të shfrytëzoni mundësinë e fundit për të përfituar nga falja e gjobave dhe kamatëvonesave, duke paguar më parë detyrimin tatimor (principalin e tatimit).