Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton të gjithë personat e tatueshëm, të cilët, përveç veprimtarisë në fushën e strukturave akomoduese, kryejnë edhe veprimtari të tjera, të regjistrohen në Qendrën Kombëtare të Biznesit si persona të tatueshëm më vehte, duke riorganizuar ose jo veprimtarinë e tyre ekonomike, siç përcaktohet në ligjin nr.9901, datë 14.04.2008 “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, të ndryshuar.
Ky proces vlen për të përfituar nga lehtësitë fiskale në fushën e turizmit e synon formalizimin e këtij sektori sipas parashikimit në ligjin nr.92/2014 datë 24.07.2014, “Për TVSh-në në RSH”, i ndryshuar, neni 49, pika 3 dhe VKM nr.652, datë 10.11.2017 - Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin Nr.953, datë 29.12.2014, të Këshillit të Ministrave “Për Dispozitat Zbatuese të ligjit nr.92/2014, “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, neni 3, pika 2.
Regjistrimi në Qendrën Kombëtare e Biznesit duhet të kryhet brenda 3 muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.
VKM nr. 652, datë 10.11.2017 është botuar në fletoren zyrtare nr.200, datë 20.11.2017 dhe ka hyrë në fuqi që nga data 05.12.2017.