Në kuadër të paketës së re fiskale, e cila do të zbatohet përgjatë vitit 2018, me ligjin nr.104/2017 Për disa ndryshime në ligjin nr.9975, datë 28.07.2008 “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar, ka pësuar ndryshim trajtimi i atyre që quhen mjete luksi, ku për efekte takse, “Automjet luksoz” konsiderohen autoveturat deri 6+1. (neni 2, pika 5) si dhe ka pësuar një ndryshim neni 11 “Tarifa shërbimi”, gërma ç) ku janë hequr tarifat për shërbime gjyqësore, pasi ato do të reflektohen në një ligj të veçantë, duke parashikuar që fusha e zbatimit të këtij ligji të shtrihet mbi tarifat për veprime e shërbime të administratës së Ministrisë së Drejtësisë, prokurorisë dhe noterisë (ndryshim, i cili do hyjë në fuqi më 1 Qershor 2018).
Ligji është botuar në Fletoren Zyrtare nr. 222, datë 19.12.2017 dhe hyn në fuqi me datë 01 Janar 2018, me përjashtim të pikës 2 që hyn në fuqi me 1 Qershor 2018.
Ju mund të konsultoni ligjin e përditësuar edhe në rubrikën "Legjislacioni" Taksat Kombëtare