Institucioni

Institucioni > Lajme >

Takim me biznesin në Përmet

Drejtoria Rajonale Tatimore Gjirokastër zhvilloi një takim konsultues dhe informues për aksionin Anti Informalitet me përfaqësues të bizneseve të qytetit të Përmetit. Qëllimi i këtij takimi ishte dëgjimi i shqetësimeve dhe opinioneve të tatimpaguesve si dhe shkëmbimi i mendimeve në lidhje me kontrollet e zhvilluara gjatë zbatimit të aksionit Anti Informalitet.

Gjatë takimit u dhanë udhëzime praktike për mbajtjen e dokumentacionit tatimor, proçedurat e rimbursimit, regjistrimi e çregjistrimi i bizneseve etj.

Përfaqësuesit e biznesit vlerësuan pozitivisht iniciativën që DRT Gjirokastër ka ndërmarrë në lidhje me këto takime dhe u shprehën në favor të bashkëpunimit kundër informalitetit dhe evazionit. Ata parashtruan kërkesat e tyre për rritjen e shkallës së informimit të tatimpaguesve nga ana administratës tatimore si dhe lehtësimin e procedurave tatimore.