Drejtoria Rajonale Tatimore Lezhë dhe Shkodër zhvilluan takime me perfaqësues të bizneseve në këto qarqe. Objektivi kryesor i këtyre takimeve është përforcimi i bashkëpunimit dhe shkëmbimi i mendimeve në funksion të përmirësimit të klimës së biznesit.
Në këto takime përfaqësuesit e Administratës Tatimore prezantuan ecurinë, problematikat dhe gjetjet e konstatuara gjatë kontrolleve në kuadër të aksionit anti-informalitet si dhe informuan tatimpaguesit për të ushtruar të drejtën e përfitimit nga Ligji i Faljes deri më datë 31 Dhjetor 2017, duke shlyer detyrimet tatimore principale për periudhën 2011-2014.
Në vazhdim u prezantua dhe implementimi i 9 shërbimeve më të reja të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve në platformën online e-Albania.
Përfaqësuesit e biznesit vlerësuan iniciativën që Administrata Tatimore ka ndërmarrë në lidhje me dëgjimin e opinioneve të tyre dhe shprehën angazhimin për bashkëpunimin kundër informalitetit dhe evazionit.