Drejtoria Rajonale Tatimore Dibër, zhvilloi një takim me përfaqësues të biznesit të madh të këtij qarku. Takimi u fokusua në diskutimet lidhur me procesin e zbatimit të aksionit anti informalitet si dhe njohja nga afër me problematikat me të cilat përballen këto biznese.
Përfaqësuesit e DRT Dibër, i njohën të pranishmit me disa nga rezultatet e këtij aksioni si dhe kërkuan bashkëpunimin e tyre për të denoncuar çdo akt iformaliteti i cili dëmton sipërmarrësit dhe konsumatorin duke nxitur krijimin e kushteve të konkurencës së pandershme.
Nga ana e tyre, përfaqësuesit e biznesit të madh në këtë takim, shprehën disa nga vështirësitë që hasin në zinxhirin e ndërveprimit me biznesin e vogël, veçanërisht refuzimin e këtyre të fundit për t’u furnizuar me mallra të shoqëruar me faturë tatimore.
Takimi vijoi me udhëzime praktike lidhur me procedurat tatimore, kujtesën për të përfituar nga ligji i fshirjes së detyrimeve deri më 31 Dhjetor si dhe përdorimin e portalit qeveritar e-albania për gjenerimin e dokumenteve pa kosto dhe në çdo kohë nga ana e individëve dhe kompanive kudo ku ata ndodhen.