Institucioni

Institucioni > Lajme >

Kujtesë tatimpaguesve mbi dorëzimin e Librit të Shitjes dhe Blerjes

Mbështetur në dispozitat ligjore, tatimpaguesit që janë subjekt i Ligjit Nr. 92/2014 “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, duhet të mbajnë Libër Shitje dhe Libër Blerje për të dokumentuar transaksionet që kryejnë.

Administrata Tatimore vëren me shqetësim se deri në datën 11.12.2017 (afati i fundit ligjor për dorëzimin e Librave të Shitjes dhe Blerjes të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, për muajin Nëntor 2017) një pjesë e tatimpaguesve ende nuk i kanë dorëzuar Librat e Shitjes dhe Blerjes për këtë periudhë.

Administrata Tatimore sjell në vëmendje të tatimpaguesve domosdoshmërinë e plotësimit të këtij detyrimi ligjor dhe sqaron se deklarimi i librave në fjalë, përveçse është një detyrim ligjor, njëkohësisht është një barrë prove ku mbështetet formulari i deklaratës së pagesës së Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, mosdorëzimi në kohë i ekspozon tatimpaguesit në kontrolle të menjëhershme nga zyra dhe verifikim të të dhënave me të tretët.

Në vijim Administrata Tatimore, ju ofron asistencën e saj në sportelet e Shërbimit ndaj Tatimpaguesve dhe në numrin pa pagesë të Qendrës së Thirrjeve 0800 00 02.