Institucioni

Institucioni > Lajme >

Takim përmbyllës me Misionin e asistencës teknike të Fondit Monetar Ndërkombëtar

Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve znj. Vasilika Vjero, zhvilloi të enjten, takimin përmbyllës me përfaqësuesit e misionit të asistencës teknike të Fondit Monetar Ndërkombëtar. Në këtë takim Znj.Vjero, falenderoi misionin për bashkëpunimin dhe ndihmesën e tij si dhe theksoi se asistenca teknike e FMN është gjithnjë e mirëpritur për kapërcimin e sfidave me të cilat përballet administrata tatimore shqiptare.

Përfaqësuesit e FMN-së, vlerësuan bashkëpunimin në dy javët e qëndrimit në adminisitratën tatimore shqiptare ku u njohën nga afër me strukturën organizative e ku zhvilluan takime me drejtues dhe ekspertë të administratës tatimore shqiptare. Misioni i FMN i kryesuar nga z. Allan Jensen vlerësoi se verehen një sërë ndryshimesh pozitive në aspekte që lidhen me strategjinë e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, komunikimin me tatimpaguesit e mirëmenaxhimin e burimeve njerëzore. Në takimin përmbyllës u paraqitën disa nga rekomadimet të cilat do të detajohen në një raport të posaçëm për t’i ardhur në ndihmë Drejtorisë së Përgjithshme e Tatimeve në lehtësimin e përpjekjeve për të forcuar më tej administratën tatimore.