Në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve u zhvillua një takim konsultativ me një përfaqësi të furnizuesve kryesorë të cigareve në vend. Fokusi i bisedimeve gjatë këtij takimi ishin ndryshimet e parashikuara në Paketën Fiskale 2018 të cilat prekin këtë sektor. Vëmendje e veçantë ju dedikua zbatimit të skemës së furnizimit të cigareve, kryesisht detyrimit për deklarimin dhe pagesën e TVSH-së për gjendjen e stokut nga furnizuesit e cigareve pas efekteve të ndryshimit të çmimit. Drejtoria e Përgjithme e Tatimeve dhe përfaqësia e furnizuesve të cigareve dakorduan të shqyrtojnë një paketë propozimesh të mbërritur nga kjo e fundit për lehtësimin dhe zbatimin korrekt të të gjithë zinxhirit operacional konform kudarit ligjor dhe praktikave më të mira tatimore në rajon e më gjerë.