Institucioni

Institucioni > Lajme >

Takim me FMN-Asistencë teknike për forcimin e mëtejshëm të administratës tatimore

Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve znj. Vasilika Vjero, priti sot në një takim përfaqësues të lartë Fondit Monetar Ndërkombëtar të cilët do të asistojnë administratën tatimore në dy javët në vijim. Misioni i FMN-së i kryesuar nga Z. Allan Jensen si dhe përfaqësues të tjerë të lartë, do të ofrojnë asistencë teknike me synim lehtësimin e përpjekjeve për të forcuar më tej administratën tatimore.

Gjatë qëndrimit të Misionit të FMN në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve do të trajtohen çështje që lidhen me strukturën organizative, konsolidimin e kapaciteteve në komponentët kryesore të administrates, fokusimi tek borxhi tatimor dhe risku si dhe vlerësimi i situatës së përgjithshme të zbatimit të reformave.