Institucioni

Institucioni > Lajme >

Përgjegjësia Tatimore për profesionin e Avokatit

Mbështetur në Vendimin e Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë, Nr.00-2017-1809, datё 19.07.2017, i cili ka shfuqizuar pjesërisht aktin administariv VKM nr.953, datë 29.12.2014 “Për dispozitat zbatuese të ligjit nr.92/2014 “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në Republikën e Shqipërisë” në nenin 11, pika 2, për profesionin e avokatit, duke e trajtuar profesionin e avokatit si një veprimtari ekonomike që duhet të përfshihet në skemën e TVSH-së, vetëm pasi të plotësojë kriterin e qarkullimit të përcaktuar me Vendim të Keshillit të Ministrave, si dhe në referencë të ligjit 92/2014 “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në RSH”, i ndryshuar, neni 120 dhe 122.

Administrata Tatimore sqaron se:

Tё gjithë subjektet tatimpaguese që janë të regjistruar dhe ushtrojnë profesionin e avokatit, mund t’i drejtohen Drejtorive Rajonale, shërbimit të tatimpaguesve ku ata janë të regjistruar, për të deklaruar në mënyrë individuale, zgjedhjen për të qenë pjesë ose jo e skemës së TVSH-së, në mënyrë që këta të fundit të ndryshojnë përgjegjësinë tatimore për subjektet tatimpagues që ushtrojnë profesionin e avokatit.