Lidhur me rubrikën e deklarimit të TVSH-së për subjektet që i nënshtrohen regjimit të përpunimit aktiv administrata tatimore sqaron se:
Bazuar në Ligjin nr.92/2014, datë 24.07.2014 “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, neni 57 “Eksportet”, pika “ç” dhe Udhëzimin Nr.6 datë 30.01.2015 “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, neni 48 është përcaktuar krahas të tjerave se, konsiderohen furnizime me shkallë zero të TVSH-së transaksionet e eksportit që kanë të bëjnë me furnizimin e shërbimeve që konsistojnë në punime mbi mallra të luajtshme të importuara për t’u bërë atyre punime në Republikën e Shqipërisë dhe të dërguara apo të transportuara sërish jashtë Republikës së Shqipërisë nga furnizuesi i shërbimit apo nga destinuesi i shërbimeve, të cilët nuk janë vendosur në territorin e Republikës së Shqipërisë ose për llogari të tyre.
Përpunuesi asnjëherë nuk duhet të bëhet pronar i materialeve të sjella nga porositësi sepse importet e kryera (materiale, lëndë e parë, mallra gjysëm të gatshme) janë importe të natyrës jo tregtare, të cilat rieksportohen në fomën e gjysmëproduktit ose produktit të gatshëm, të shoqëruara me faturë për punën e kryer e cila i bashkëngjitet deklaratës doganore të ri-eksportit të këtyre mallrave dhe kjo faturë deklarohet në librat e shitjes në rubrikën “furnizime me shkallë 0%”.
Për sa i përket përfitimit të statusit të eksportuesit me risk zero të shoqërive fason, këto të fundit duhet plotësojnë njëkohësisht kriteret e mëposhtme:
Ju faleminderit!