Institucioni

Institucioni > Lajme >

DRT Lezhë dhe Vlorë zhvillojnë takime me përfaqësues të biznesit

DRT Lezhë dhe Vlorë zhvilluan takime me përfaqësues të fushave të ndryshme të biznesit si prodhimi, import-eksporti, fasoneri etj. Këto takime të ndërmarra në kuadër të aksionit Anti Informalitet kanë në fokus të tyre shkëmbimin e opinioneve dhe rritjen e shkallës së bashkëpunimit midis palëve.

Diskutimi i problematikave të kontrolleve në terren, mangësitë në mbajtjen e dokumentacionit tatimor, proçedurat e rimbursimit, rritja e shkallës së informimit të subjekteve dhe deri te regjistrimi e çregjistrimi i tyre ishin disa nga çështjet kryesore të diskutuara në këto takime.

Në përfundim përfaqësuesit e biznesit vlerësuan takimet e kësaj natyre si shumë të rëndësishme për rritjen e nivelit të bashkëpunimit midis administratës tatimore dhe biznesit në funksion të rritjes së formalizimit të ekonomisë.