Institucioni

Institucioni > Lajme >

DRT Korçë dhe Elbasan takim me përfaqësues të biznesit

DRT Korçë ka zhvilluar një takim me tatimpagues të rrethit Devoll. Fokusi i këtij takimi ishte diskutimi mbi zbatimin e aksionit anti informalitet dhe impaktin e tij mbi tatimpaguesit. Sipas përfaqësuesve të biznesit të kësaj zone shqetësim mbeten gabimet në përdorimin e pajisjeve fiskale dhe tregtimi i mallrave nga ambulantë të ndryshëm në mënyrë informale në akse rrugore.

Në po këtë kuadër dhe DRT Elbasan zhvilloi takim me tatimpagues të rrethit të Gramshit. Gjatë takimit u shkëmbyen mendime në lidhje me zbatimin e aksionit anti informalitet si dhe u diskutuan mundësitë e përfitimit nga Ligji i Faljes Nr.33 “Për pagesën dhe fshirjen/shuarjen e detyrimeve tatimore, Detyrimeve të pagueshme në doganë, si dhe procedurën e heqjes Nga qarkullimi të mjeteve të transportit pas fshirjes /shuarjes së Detyrimeve tatimore”.

Në këto tryeza bashkëbisedimi nga përfaqësuesit e biznesit u kërkua thjeshtëzimi i proçedurave e dokumentacionit tatimor si dhe rritja e shkallës së informimit.

Administrata Tatimore vazhdon të jetë pjesë aktive e këtyre konsultimeve me komunitetin e biznesit, të cilat do të mbahen në të gjithë Shqipërinë, me qëllim bashkëbisedimin me tatimpaguesit, shkëmbimin e opinioneve dhe dëgjimin e problematikave të ngritura prej tyre.