Institucioni

Institucioni > Lajme >

Dita e dytë e trajnimit të Administratës Tatimore organizuar nga USAID/FSVC

Është duke u mbajtur sot dita e dytë e trajnimit të Administratës Tatimore.
Trajnimi fokusohet në rritjen e kapaciteteve menaxhuese të drejtuesve të lartë të administratës tatimore.

Ky trajnim është financuar nga USAID dhe është organizuar nga Financial Services Volunteer Corps (FSCV).
Relatorë janë dy ekspertë të Administratës Tatimore në Irlandë, Z. Eddie Hogan dhe Z. Declan O' Dálaigh.

Temat e diskutuara në ditën e dytë të trajnimit kanë qenë: Teoritë e motivimit dhe menaxhimit; Komunikimi dhe ndërtimi i raporteve, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në rezultatet e punës.