Administrata tatimore njofton se po vijon me zbatimin e Ligjit të Faljes nr. 33/2017 “Për pagesën dhe fshirjen/shuarjen e detyrimeve tatimore, detyrimeve të pagueshme në doganë, si dhe procedurën e heqjes nga qarkullimi të mjeteve të transportit pas fshirjes/shuarjes së detyrimeve tatimore”.
Gjatë kësaj periudhe janë fshirë detyrime tatimore për 7,562 tatimpagues me vlerë 5.1 miliard lekë dhe janë kompesuar 481 milion lekë tepricë kreditore.
Në proçes është fshirja e detyrimeve tatimore për mbi 25,000 tatimpagues. Tatimpaguesit që përfitojnë nga ky ligj njoftohen elektronikisht nëpërmjet postës së tyre elektronike.
Administrata tatimore fton tatimpaguesit të përfitojnë nga falja me kusht duke paguar principalin për detyrimet e prapambetura.