Institucioni

Institucioni > Lajme >

Drejtoria Rajonale Tatimore Elbasan takim me Kontabilistë dhe përfaqësues të biznesit

Drejtoria Rajonale Tatimore Elbasan zhvilloi sot një takim me kontabilistë të miratuar dhe përfaqësues të Dhomës së Tregtisë Elbasan.

Në takim me përfaqësuesit e këtij grupi interesi si dhe të komunitetit të biznesit nga drejtuesit e Drejtorisë Rajonale Tatimore Elbasan u paraqit programi antiinformalitet dhe zbatueshmëria e tij nga kjo administratë.

U shkëmbyen gjithashtu mendime e opinione nga pjesëmarrësit lidhur me identifikimin e problematikave, mundësitë e zgjidhjes së tyre, vlerësuar si efikase për uljen e informalitetit dhe përmirësimin e komunikimit të ndërsjelltë.

Gjatë diskutimeve shumica e pjesëmarrësve u shpreh që lufta kundër informalitetit, ngushtësisht është e lidhur më rregullshmërinë e mbajtjes së të dhënave kontabël e tatimore, nga njera anë, si dhe rritjen e cilësisë së shërbimit ndaj tatimpaguesve dhe përdorimit më gjerë të vlerësimeve sipas analizës së riskut, për përzgjedhjen e tatimpaguesve për t’u kontrolluar, për rimbursimin e TVSH-së si dhe çregjistrimin përfundimtar të tyre.