DRT Shkodër në kuadër të planit anti informalitet zhvilloi një takim me përfaqësues të bizneseve që kryejnë aktivitete në fushën e tregtisë .
Në këtë takim Drejtoria Rajonale Tatimore Shkodër informoi përfaqësuesit e biznesit në lidhje me vijueshmërinë e planit anti informalitet si dhe dëgjoi shqetësimet dhe sugjerimet e biznesit lidhur me këtë aksion. Përfaqësuesit e biznesit patën rastin të diskutonin mbi kontrollet e kryera nga Administrata Tatimore deri më tani, si dhe për rëndësinë e pajtueshmërisë dhe korrektimit vullnetar të tatimpaguesve me qëllim parandalimin e evazionit tatimor.
Pjesmarrësit shprehën ndër të tjera dhe shqetësimin e tyre në lidhje me bizneset të cilat nuk pranojnë lëshimin e faturave tatimore për efekt të shmangies së tejkalimit të pragut për regjistrim në TVSH dhe Tatimin mbi Fitimin. Ata e mirëpritën takimin e zhvilluar dhe shprehën mendimin se tryeza të tilla janë frytdhënëse në lidhje me përmirësimin e klimës së marrëdhënieve midis Administratës Tatimore dhe bizneseve.