Institucioni

Institucioni > Lajme >

DPT takim me përfaqësues të industrisë së prodhimit të mishit dhe qumështit

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve organizoi sot një takim me përfaqësues të bizneseve që ushtrojnë veprimtari në sektorin e grumbullimit dhe përpunimit të mishit dhe qumështit. Ky takim kishte në fokus informimin e përfaqësuesve të kësaj industrie mbi zbatimin e aksionit anti informalitet, marrjen e mendimeve dhe sugjerimeve nga kjo industri lidhur me këtë aksion si dhe evidentimin e sfidave dhe problematikave të përbashkëta me qëllim përmirësimin e bashkëpunimit me biznesin.

Formalizimi i sektorit, kontrollet në bazë të riskut, lehtësimi i proçedurave tatimore për këtë sektor, ishin disa nga pikat e tjera që u trajtuan gjerësisht në këtë takim.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do të marrë në konsideratë propozimet e kësaj industrie dhe shpreh gadishmërinë për të adresuar në mënyrën e duhur të gjitha shqetësimet e biznesit lidhur me performancën e Administratës Tatimore.