Institucioni

Institucioni > Lajme >

Takim me tatimpaguesit në DRT Korçë

Drejtoria Rajonale Tatimore Korçë, zhvilloi takim me ekonomistë  të këtij rrethi  dhe tatimpagues të qytetit Ersekë.

Në këtë takim u diskutuan çështje që kanë të bëjnë me zbatimin e fazës së tretë të fushatës së Anti-Informalitetit dhe Ligjit nr. 33/2017 “Për pagesën dhe fshirjen/shuarjen e detyrimeve tatimore, detyrimeve të pagueshme në doganë, si dhe procedurën e heqjes nga qarkullimi të mjeteve të transportit pas fshirjes/shuarjes së detyrimeve tatimore”.

Problematika të ngritura nga ana e tatimpaguesve dhe punonjësve të Drejtorisë Rajonale Tatimore Korçë ishin ekzistenca e bizneseve informale të cilët dëmtojnë konkurrencën e lirë si dhe regjistrimi i shumë prej tyre nga i njëjti person, në të njëjtën adresë për të shmangur detyrimet tatimore.

Në vazhdim bizneset parashtruan kërkesat e tyre për rritjen e shkallës së informimit  të tatimpaguesve nga ana administratës tatimore si dhe lehtësimin e proçedurave tatimore.