Shërbimi Tatimpagues ka vijuar gjatë kësaj jave me vizitat këshilluese për informimin dhe edukimin e tatimpaguesve të ndryshëm, ku janë kryer mbi 4500 vizita në subjekte, në të gjithë DRT, duke informuar mbi të drejtat dhe detyrimet tatimore, mbi deklarimin e punonjësve, pajisjet fiskale si dhe janë asistuar individë për çdo paqartësi kundrejt Administratës Tatimore.
Vizitat këshilluese do të vazhdojnë të jenë në fokusin e punës së Administratës Tatimore si një lehtësi dhe mundësi për të qënë pranë kërkesave dhe nevojave të tatimpaguesve.