DRT Elbasan zhvilloi takimin me tatimpagues si dhe përfaqësues të Dhomës së Tregtisë ku në fokus ishte diskutimi i problematikave të tatimpaguesve si dhe orientimi për zbatueshmërinë me korrektësi të legjislacionit tatimor.
Administrata Tatimore do të jetë pjesë aktive e tryezave të tjera të konsultimit për përmirësimin e marrëdhënies me biznesin, duke kërkuar rritjen e mëtejshme të bashkëpunimit për të luftuar informalitetin dhe evazionin.