Në kuadër të përmirësimit dhe përsosjes të shërbimit ndaj tatimpaguesit, si dhe luftës kundër informalitetit, janë përfunduar gjatë ditës së sotme takimet në Drejtoritë Rajonale të Dibrës dhe Korçës.
Në temat e diskutimit mbi ndryshimet e legjislacionit tatimor, aktivitetet e Administratës Tatimore për krijimin e marrdhënieve të bashkëpunimit me tatimpaguesit, me shoqatat e bisnesit, apo OJF të ndryshme lidhur me shkëmbimin e informacionit, u ngritën edhe shqetësime konkrete. Ekonomistët e paregjistruar që mbajnë kontabilitetin, vonesat në pajisjet fiskale nga ana e shoqërive të autorizuara, për subjektet e regjistruara rishtazi si dhe vështirësitë që kanë tatimpaguesit për detajimin e kuponit tatimor si pasojë e një numri të madh artikujsh ishin disa nga çështjet e ngritura nga tatimpaguesit.
E drejta për informim dhe asistencë është pjesë e vazhdueshme e punës së Administratës Tatimore, me qëllimin që çdo tatimpagues të njihet mbi të drejtat dhe detyrimet për situata konkrete të tyre kontabël apo fiskale.