Administrata Tatimore vijoi sot me aksionin anti-informalitet, në themel të të cilit qëndron edukimi dhe informimi i tatimpaguesve, rritja e pajtueshmërisë vullnetare dhe vetëkorrigjimi. Grupet e përbashkëta të Hetimit Tatimor, Drejtorive Rajonale Tatimore dhe Inspektoriatit të Punës kanë vijuar punën në të gjithë territorin, duke u përqëndruar si tek sipërmarrjet e mëdha ashtu dhe në ato të vogla.
Administrata Tatimore falenderon sipërmarrësit dhe qytetarët për mbështetjen dhe i fton të luftojmë së bashku informalitetin!