Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve nënshkroi në 11 shtator 2017, Marrëveshjen e Bashkëpunimit, me Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare mbi “Inspektimet e përbashkëta në shoqëritë e sigurimeve dhe subjektet e tjera në mbikëqyrje të AMF-së dhe shkëmbimin e informacionit”.
Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje shërben si bazë bashkëpunimi ndërmjet dy institucioneve, me qëllim kryerjen e inspektimeve të përbashkëta midis DPT-së dhe AMF-së, sipas afateve dhe rregullave proceduriale në fuqi për kontrollin, si dhe shkëmbimin e informacioneve në funksion të këtyre inspektimeve.
Objekt i kontrolleve/inspektimeve të përbashkëta do të jenë zbatimi i dispozitave të legjislacionit tatimor në fuqi, ligjshmëria e kryerjes së shpenzimeve nga shoqëritë e sigurimeve, si dhe zbatimi i dispozitave ligjore e nënligjore në fuqi që rregullojnë veprimtarinë e tregjeve financiare në mbikëqyrje, ligjshmëria e kryerjes së shpenzimeve nga ana e shoqërive të sigurimeve, policat e sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit.
Ju faleminderit!