Tatimpaguesi është i detyruar të deklarojë adresën e saktë të ushtrimit të veprimtarisë, në mënyrë që të sigurojë marrjen në kohë të njoftimeve të dërguara nga Administrata Tatimore.
Cilat të dhëna përditësohen në Qendrën Kombëtare të Biznesit?
Tatimpaguesi, person fizik dhe juridik, regjistron çdo ndryshim të të dhënave në Qendrën Kombëtare të Biznesit, siç përcaktohet në ligjin nr.9723, datë 3.5.2007 “Për Qendrën Kombëtare të Biznesit”, të ndryshuar.
Të dhënat e deklaruara nga subjektet në QKB, njëherazi përditësohen automatikisht edhe në regjistrin elektronik të administratës tatimore.
Ku ndryshohen përgjegjësitë tatimore dhe cilat janë kriteret për ndryshimin e tyre?
Tatimpaguesi, i cili pëmbush kushtet ligjore për kalimin nga një kategori në tjetrën (nga Biznes i Vogël në Biznes i Madh), duhet të njoftojë apo kërkojë ndryshimin në administratën tatimore (Drejtorinë Rajonale Tatimore) përkatëse, brenda 15 ditëve kalendarike nga data e konstatimit dhe pëmbushjes së kushteve për këtë ndryshim.
Përgjegjësia tatimore (llojet e tatimeve pë të cilat tatimpaguesi duhet të jetë përgjegjës), pas regjistrimit fillestar ndryshon vetëm duke u paraqitur pranë sporteleve të shërbimit apo me një kërkese drejtuar Drejtorisë Rajonale Tatimore të juridiksionit, për ndryshimet e ndodhura. Raste të ndryshimit të përgjegjësisë tatimore mund të jenë:
Po ashtu ndryshimi i kategorisë për sigurime të tatimpaguesit nga person i vetëpunësuar i vetëm, në person i vetëpunësuar me punëmarrës etj., bëhet pranë sporteleve të shërbimit të tatimpaguesit në Drejtorinë Rajonale Tatimore të juridiksionit përkatës.
Theksojmë se Organizatat Jofitimprurëse dhe të gjithë tatimpaguesit që regjistrohen nga Drejtoritë Rajonale Tatimore duhet të njoftojnë në administratën tatimore, brenda 15 ditëve nga data e regjistrimit të ndryshimeve për ndryshimet si më poshtë:
a) ndryshimi i emrit;
b) ndryshimi i adresës së veprimtarisë ose kontaktit;
c) ndryshimi i statusit ligjor;
ç) çelja/mbyllja e degëve, sektorëve ose njësive të reja;
d) ndryshimi i llojit të veprimtarisë ekonomike;
Ju faleminderit!